LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Athina në flakë, protestuesit hedhin bomba molotov ndaj policëve dhe gazetarëve

Athina në flakë, protestuesit hedhin bomba molotov ndaj policëve dhe gazetarëve

Dhuna, bombat molotov e zjarri kanë shoqëruar protestat e grekëve në 9-vjetorin e vrasjes së Aleksis Grigoropulos. Mediat vendase shkruajnë se lagjja “Eksarhia” digjet nga dhuna.
Antiqeveritarët pas demonstratës në qendër u drejtuan në rrugën ku u vra Grigoropulos dhe sulmuan me bomba molotov edhe gazetarët. Policia largoi gazetarë e kameramanë që u rrezikuan seriozisht. Por episode dhune kanë ndodhur në gjithë Greqinë si në Kretë Iraklio, Larisa, Selanik.
Aleksandros Grigoropulos, humbi jetën nga dhuna e policisë gjatë protestave në kryeqytetin grek 9 vjet më parë.
Forca të mëdha policie kanë rrethuar Athinën, e cila është në mjegull për shkak të shiut të molotovëve.
Grigoropulos ishte vetëm 15 vjeç kur u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit 2008.
Komento
Loading...
Mos e Humbisni
A mund ta duam “djalin e mirë” Luli?!

Close