Home . Aktualitet . “Berisha pranoi në kuvend, se ka lejuar kultivimin e drogës, nëse do funksiononte drejtësia, ai do ndiqej penalisht

“Berisha pranoi në kuvend, se ka lejuar kultivimin e drogës, nëse do funksiononte drejtësia, ai do ndiqej penalisht

Zef Brozi, ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Respolitix”, në Report Tv, ku komentoi çështje të aktualitetit politik në vendin tonë.

Kryesisht u fokusua në reformën në drejtësi, çështjen Tahiri, si edhe mandatin e Kryeprokurorit, Llalla.

Loading...

Teksa po komentonte çështjen e drogës në Shqipëri, Brozi ju referua deklaratës së ish-kryeministrit, Sali Berisha, pasi vetë ky i fundit në seancën parlamentare, gjatë fjalës së tij në foltoren e kuvendit tha se ka lejuar vetë kultivimin e kanabisit në disa vende të Shqipërisë, për arsye politike.

Sipas Brozit, nëse do ishim në një vend tjeter ku funksjonon drejtësia, Berisha do merrej në përgjegjësi penale, pasi konsiderohet si bashkëpunëtor.

“Lufta ndaj drogës, për fat të keq në Shqipëri droga mori përhapje jo vetëm këto vitet e fundit, dihet që një ish-kryeministër dhe një deputet sot e pohoi në Parlament se e kish lejuar mbjelljen e drogës në disa zona të Shqipërisë dhe nuk ndërhyri për arsye politike. Kjo ishte një deklaratë që në çdo shtet ku funksionon drejtësia, ai mund të merrej edhe në përgjegjësi penale se del si bashkëpunëtor. Pra, droga në Shqipëri në mënyrë kaq masive nuk mund të mbillet dhe korret pa patur bashkëpunimin e disa institucioneve të shtetit“, u shpreh Brozi./Pamfleti.com

Loading...

Komento
Loading...
Mos Humbisni:
“Lamtumirë” Tik Llalla/ Nis sot ceremonia e lamtumirës për Kryeprokurorin që favorizoi krimin dhe hëngri vetëm “pula” kur ishte në detyrë

Close