Home . Lifestyle . Besi e imitoi live në ‘Kënga Magjike’, ja si reagon Xhensila

Besi e imitoi live në ‘Kënga Magjike’, ja si reagon Xhensila

Siç dihet Bes Kallaku sonte është bashkëprezantues në festivalin “Kënga magjike” ku sigurisht nuk mund të mungonte humori nga ai dhe kolegu i tij Erion Isai. Duke ironizuar vajzat për fotot që postojnë në Instagram, Besi mori shembull Xhensilën duke treguar një rast.

“Xhensila ishte sëmurë para një koncerti: ‘Obobo si do këndoj’, thoshte ajo. Se si më shkoi në mendje që t’i bëja një foto. Çfarë t’iu tregoj gati po fluturonte. I shkoi direkt temperatura 36”, tregoi Besi duke bërë publikun të qeshë.

Loading...

Por si ka reaguar Xhensila pasi ka parë Besin që e imitonte? Këngëtarja ka postuar disa video në Instastory ku shihet duke xhiruar Besin dhe shkruan: “Krenaria ime, lumturia ime”.

Loading...
Komento
Loading...
Mos Humbisni:
Letra që përloti botën: Babai i shkruan vajzës para se të vdiste!

Close