Home . Aktualitet . “Byzylykët”/ Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi padit firmën dhe ish sekretaren; po i hapen petët “lakrorit” të Presidentit

“Byzylykët”/ Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi padit firmën dhe ish sekretaren; po i hapen petët “lakrorit” të Presidentit

Një javë pas skandalit të tenderit të byzylykëve pranë mbikëqyrjes elektronike të të dënuarve ministri Gazmend Bardhi depoziton në prokurorinë e Tiranës kallëzim penal për bashkimin e operatorëve fitues të tenderit dhe ish sekretaren e përgjithshme të ministrisë së Drejtësisë.

Sipas ministrisë kallëzimi penal është bërë ndaj firmave Fastech, Ratech dhe Soft Solution si dhe ndaj ish sekretares së kësaj ministrie Juliana Hoxha pasi është personi që ka firmosur kontratën me kompaninë fituese.

Loading...

Ky kallëzim i ministrisë vjen në përfundim të hetimit administrativ të kryer nga ministria e cila prej dy ditësh ka marrë në dorëzim byzylykët e dorëzuar nga kompanitë fituese. Por vetë ministria një ditë më parë sqaroi se fimrat fituese Fastech, Ratech dhe Soft Solution nuk ishin paraqitur për të kryer testimin e këtyre pajisjve të dorëzuar ministrisë.

Tenderi për këtë shërbim dhe 300 byzylykët u bë në fillim të vitit 2017 ku në një vlerë prej afro 2 milion euro u shpallën fitues tre operatorët ekonomik.

Shqiptarja.com dhe ReportTv kanë hedhur dritë mbi këtë tender ku rezulton se janë shkelur një sërë procedurash dhe është favorizuar bashkimi i operatorëve fitues. Pas kaq ditësh ende mungon një përgjigje zyrtare për procesverbalin e marrjes në dorëzim apo funksionimit të byzylykëve për të kuptuar sa prej tyre janë funksional vendosur tek të burgosurit, sa prej tyre janë të dëmtuar dhe sa prej tyre u kthyen nga firma tek ministria e drejtësisë.

Loading...

Ministri: Prokuroria duhet ti japin një përgjigje skandalit

Ndërkohë i kontaktuar nga ReportTv për kallëzimin ministri Bardhi u shpreh se tashmë është prokuroria dhe policia ajo që duhet ti japin një përgjigje të shpejtë këtij skandali dhe ai do të ketë një komunikim me mediat në mesditë.

Përplasja mes ministrit dhe sekretares para zgjedhjeve

Pak ditë para zgjedhjeve mes ministrit dhe sekretares Juliana Hoxha u regjistrua edhe një incident, pasi Bardhi e pezulloi nga detyra dhe nuk lejoi që kjo e fundit të hynte në institucion.

Konflikti Bardhi-Hoxhaj nisi pas kërkesës së ministrit për të pezulluar numrin dy të Drejtësisë, me pretendimin se ajo kandidon për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit si përfaqësuese e listës së PS në Qarkun e Tiranës dhe përfshirjes në fushatën zgjedhore.

Byzylykët, MD gjen pretekstin për të favorizuar ftuesin

Ministria e Drejtësisë, si autoritet kontraktor, ka mbështetur fort bashkimin e kompanive Ratech shpk, Fastech shpk dhe Soft & Solutions, për të fituar tenderin e byzylykëve elektronikë, me vlerë 1.4 milionë euro, për mbikëqyrjen e të dënuarve. Ministria ka mbrojtur vendosjen e afateve të shkurtra kohore dhe specifikimet teknike, të përshtatshme vetëm me byzylykët e markës Track Group, me qëllim që tenderin ta fitonin tre kompanitë në fjalë. Shqiptarja.com sjell përgjigjen e dokumentuar, me anë të shkresës nr. 62/2 datë 10.01.2017, që Ministria e Drejtësisë i ka kthyer kompanisë “B.360” sh.p.k., pjesëmarrëse në garë.

 Drejtori i Hipotekës i dha katër tendera firmës afër tij

Në kohën kur Ermal Beqiri ka qenë drejtor informatik i Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme (ZRPP), shoqëria Soft & Solutions, e lidhur me të, ka fituar mjaft tendera nga vetë ZRPP. Kjo është si të thuash se Ermal Beqiri ishte drejtues i një zyre, që i jepte punë publike një ndërmarrjeje të lidhur me të.

Skandali i 300 byzylykëve elektronikë, të blerë nga ministria e Drejtësisë në mars 2017 nga një konsorcium prej tre shoqërish, ndërmjet të cilave ishte Soft & Solutions dhe mbi të cilin po heton Prokuroria e Përgjithshme, tani zgjerohet duke përfshirë tendera të tjerë.

Prej një investigimi të bërë nga Shqiptarja.com, në fakt u zbulua se shoqëria Soft & Solutions, zyrtarisht në pronësi të Arjola Koromanit, në të vërtetë është e lidhur drejtpërsëdrejti me Ermal Beqirin, ekspert informaticien, ish-profesor pranë Universitetit Kristal, që ka arritur suksesin profesional në sajë të lidhjeve me politikën dhe që, pas zgjedhjeve të vitit 2013, u emërua drejtor informatik i ZRPP-së./shqiptarja.com

Komento
Loading...
Mos Humbisni:
“Shqipëria Turistike”/ Gazetari anglez i mrekulluar nga natyra, ushqimi dhe deti ynë!

Close