LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Credins” më pranë studentëve: Banka ofron partneritet për të lehtësuar pagesat dhe propozuar zgjidhje financiare

“Credins” më pranë studentëve: Banka ofron partneritet për të lehtësuar pagesat dhe propozuar zgjidhje financiare

E përditshmja studentore është dinamike; programet mësimore janë sfiduese; format e reja bashkëkohore të leksioneve, seminareve, workshopeve nxisin shpirtin konkurues të të rinjve, imagjinatën e tyre, ambicien dhe dëshirën për sukses. Por bashkë me sfidën e programit akademik fillon edhe sfida e jetës së pavarur: menaxhimi i të ardhurave, shpenzimet për qera, konvikt, fatura për drita, ujë dhe ngrohje, internet, telefon, udhëtimet me shokët e miqtë e rinj, rregjistrimet në konferenca ndërkombëtare, argëtimi…

Në Credins Bank ne besojmë se studentët kanë shumë sfida. Dhe në morinë e sfidave të tyre, ne ju propozojmë partneritetin tonë për të lehtësuar pagesat, mirëmenaxhuar kohën, kapërcyer barrierat burokratike, për të siguruar avantazhe konkuruese me aksesin në financë.

Na pëlqen energjia e të rinjve dhe shpirti i tyre krijues, prandaj këtë vit zgjodhëm të shkonim në një tur në Universitetet Shqiptare Publike dhe Jopublike, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër për të mësuar më shumë rreth sfidave studentore dhe për të propozuar zgjidhjet tona financiare.

Në kuadër të programit tonë të Përgjegjësisë Sociale, ne dëshirojmë të sigurojmë aksesin në shërbimet financiare për të gjithë të rinjtë pa asnjë lloj diskrimini, edukim financiar, transparencë, shërbime financiare me teknologji të avancuar, njëlloj si çdo bashkëmoshatar kudo në botë!

Së shpejti vijmë edhe në shkollën tënde! Na vizitoni në stendën tonë dhe na ndiqni në Instagram, Facebook, Linkedin, YouTube dhe në faqen zyrtare www.bankacredins.com

#CredinsPranëStudentëve

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Në radhë për të qenë kriminel i nderuar, i respektuar dhe…. i lumtur

Close