Home . Lifestyle . E braktisi për një bjonde seksi, ish-nusja Zogut të Tiranës e “turpëron” live në emision

E braktisi për një bjonde seksi, ish-nusja Zogut të Tiranës e “turpëron” live në emision

Disa muaj më parë bëri bujë lajmi se Hermes Nikaj i njohur me nofkën “Zogu i Tiranës”, i kishte dhënë fund lidhjes me Anxhelën, me të cilën bëri edhe një fejesë.

Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte fakti që Hermes menjëherë nisi një lidhje të re dashurie me një bjonde seksi me të cilën postoi një foto në shtrat duke lënë përshkrimin: “Dashuri e re”.

Loading...

Pas disa muajsh pasi lidhja e tyre mori fund, Hermes dhe Anxhela kanë dalë sërish në ekran bashkë pasi kjo e fundit ishte e ftuar në emisionin e tij në Ora News.

Loading...

Gjatë intervistës, Hermesi i tha Anxhelës se i ruan akoma fotot e saj në telefon sepse ajo ka mbetur pika e tij e dobët, por nuk e priste reagimin e ish-të fejuarës.

“Po atë bjonden tjetër ku e ke? Mezi prite të ndaheshe nga unë që të postoje foto në shtrat me tjetër…”, i tha Anxhela ndërsa Hermes i vënë në siklet nisi të qeshte e më pas i tha se është ndarë edhe nga ajo bjondja.

Komento
Loading...
Mos Humbisni:
Besi e imitoi live në ‘Kënga Magjike’, ja si reagon Xhensila

Close