Home . Aktualitet . e-Diplomaci/ Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme përmirëson 12 pozicione, renditet e 31-ta

e-Diplomaci/ Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme përmirëson 12 pozicione, renditet e 31-ta

Në një botë dixhitale ku më shumë se 200 Ministri të Punëve të Jashtme dhe më shumë se 400 lider të vendeve të ndryshme kanë llogaritë e tyre në mediat sociale dhe i përdorin ato për të treguar politikën e jashtme, si edhe ku shumë vende po krijojnë aplikacione për qytetarët e tyre që jetojnë ose udhëtojnë jashtë vendit, nuk mungon Shqipëria me llogaritë e Ministrisë për Evropën dhe  Punët e Jashtme dhe  Ministrit Ditmir Bushati, por edhe me aplikacionin e posaçëm E-Konsullata i cili ofron informacion konsullor për të gjithë qytetarët e saj që udhëtojnë në vende të ndryshme.

Në  këtë kontekst, në vlerësimin që Digital Diplomacy Live i bën 209 Ministrive të Punëve të Jashtme në botë për vitin 2017 (Digital Diplomacy Review 2017), Shqipëria renditet në vendin e 31-të, duke përmirësuar renditjen e saj me 12 vende (DDR2016 e rendiste atë në vendin e 43-të).

Loading...

Metodologjia e DDR17 bazohet në një qasje të re të Diplomacisë. #DDR17 identifikon 5 nevoja kryesore të diplomacisë dixhitale, të përshkruara si nivele hierarkike brenda një piramide. Ato gjithashtu përfaqësojnë fazat e progresit nga fillestar në shkallën e avancuar të praktikës së diplomacisë dixhitale dhe janë: prania në mediat  sociale, përshtatshmëria, përditësimi, angazhimi dhe diplomacia dixhitale. Gjithashtu, këto nivele  të performancës së diplomacisë dixhitale shqyrtohen mbi bazën e treguesve të tjerë cilësorë si: kreativiteti dhe autenticiteti, transparenca, menaxhimi i përmbajtjes, siguria, hapja, ndikimi, lloji i audiencës, profesionalizmi, fushatat shkatërruese / inovative.

Ekipi i #DDR17 ka mbledhur veprimtaritë dixhitale të 209 MPJ-ve nga e gjithë bota që nga fillimi i vitit 2017 deri në fund të nëntorit 2017 dhe mbi një analizë të treguesve të lartpërmendur e ka renditur Shqipërinë në vendin e 31-të.

Klikoni linkun e renditjes botërore

Loading...
Komento
Loading...
Mos Humbisni:
U kap sot në Elbasan, reagon avokati i 40-vjeçarit: S’ka lidhje me fisin Çapja, mbiemri i tij është Bylyku

Close