Home . Aktualitet . Fotot/ Basha dërgon në Bruksel militanten e FRPD për t’i nxirë faqen Shqipërisë

Fotot/ Basha dërgon në Bruksel militanten e FRPD për t’i nxirë faqen Shqipërisë

Pas disa përpjekjeve të dështuara për ti nxirrë faqen Shqipërise me artikuj të sponsorizuar, Lulzim Basha vijon me tentativat e turpshme për të ndërtuar një imazh negativ në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.

Fushata që Basha ka ndërmarrë për ti nxirrë faqen Shqipërisë, tregon se ai vetë është kundër reformave, kundër integrimit europian dhe progresit të vendit.

Loading...

Kjo u duk më së miri edhe sot në forumin “Friends of Europe” që zhvillohej në Bruksel, ku ishte i ftuar Kryeministri Edi Rama.

Gjatë forumit PD “përdori” një vajzë të re për të treguar sipas saj anën tjetër të Shqipërisë, atë të krimit të lidhur me politikën.

Por nuk bëhej fjalë për një nga ato të rinjtë idelaistë që zgjedhin Brukselin për një jetë më të mire.

Loading...

Ina Haxhija, nënkryetare e forumit rinor të partisë demokratike në Shqipëri ka marrë fjalën nga rreshtat e audiencës duke i kujtuar Kryeministrit Rama çështjen Tahiri.

Ina Haxhija ka qënë gjithashtu kandidate e partisë demokratike në zgjedhjet e vitit 2017, në listën e Tiranës, e 39-ta.

Siç duket nga fotot, Ina është një militante e zellshme dhe tejet aktive e Partisë Demokratike dhe nuk ngurron ta shprehë këtë në rrjetet sociale.

E vetmja eksperiencë pune që ka shënuar në cv-në e saj, është ajo e specialistes në Bashkinë e Tiranës kur institucioni drejtohej nga Basha, ndërsa gjatë kohës së çadrës shquhej për fjalimet e saj militanteske.

Komento
Loading...
Mos Humbisni:
Presidenti i PE: Shqipëria ka hedhur hapa përpara, do të vijojmë me të njëjtën vendosmëri për të arritur në prill apo në maj që të hapim negociatat

Close