LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Këshilli i Emërimeve në Drejtësi/ Hidhet shorti, zgjidhen anëtarët e parë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi/ Hidhet shorti, zgjidhen anëtarët e parë

Janë përzgjedhur anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pas debateve mes palëve politike në Kryesinë e Kuvendit. Shorti i parë përzgjodhi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të jenë dy, si dhe një zëvendësuese. Prokuroria e Përgjithshme do të jetë me një anëtare në KED, Rovena Gashi, pasi ishte kandidatja e vetme.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Gjykata Kushtetuese:
Besnik Imeraj, Altina Xhoxhaj, zëvendësuese Vitore Tusha

Anëtari i KED nga Gjykata e Lartë:
Artan Broci, zëvendësues Shkëlzen Selimi

Anëtari i KED nga Prokuroria e Përgjithshme:
Rovena Gashi

Anëtarët nga Prokuroritë e Apelit:
Gentjan Trenova dhe Fatjona Memçaj

Anëtarë të KED nga gjykatat e Apelit

Eshtë shoqëruar me debate mes pozitës dhe opozitës procesi i hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i nisur prej ditës së djeshme. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim iu drejtuan me letër Kuvendit, ku i kërkonin të ndërpriste procedurat për shortin e KED, duke i cilësuar si antikushtetuese.

Debati është zhvendosur sot në Kuvend, ku deputeti demokrat, Eduard Halimi, ka vijuar me akuza, duke kërkuar ndërprerjen e procesit. Ka qenë deputeti socialist, Ulsi Manja, i cili iu ka kërkuar konsensus për krijimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, ashtu siç ndodhi me reformën në drejtësi.

Halimi: Presidenti thotë se nuk e hedh shortin pa u bazuar në Kushtetutë, do pres kriteret ligjore. Më të mirë të zgjedhin kupolën e emërimeve në sistemin e drejtësisë. Kryetari i Kuvendit ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin. Kush është kryetari i Kuvendit, si mundet t’iu thotë institucioneve të pavarura “ju do më sillni këtë listë”. Ky ndryshim i paligjshëm në mes të procesit është i papranueshëm. Kjo përbën hapur tentativë për të ndikuar në sistemin e drejtësisë. Gjykata Kushtetuese është bllokuar, me 3 gjyqtarë më pak. Prandaj, propozimi i PD ishte që deri në mbushjen e këtij boshllëku procesi nuk mund të bëhet.

Manja: Refuzimi i një institucioni kushtetues është antikushtetues. Për opozitën rëndësi kanë pasur emrat, ndërsa për ne rëndësi ka pasur zbatimi i Kushtetutës dhe procesi. Unë nuk di me aq sa e kam lexuar Kushtetutën, në asnjë nen të saj nuk thuhet apo nuk përcaktohet një afat kohor për dispozitat transitore. Në këtë mënyrë, Kuvendi është i detyruar të zbatojë Kushtetutën dhe ligjin. Kështu që jemi në situatën e krijimit të KED. Nuk dua të humbim asnjë minutë kohë në krijimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë. Boll kanë pritur shqiptarët për të pasur atë sistem drejtësie që duan. Hajdeni, që ashtu siç miratuam reformën me konsensus, të krijojmë me të njëjtën frymë dhe institucionet e reja. 

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
A mund ta duam “djalin e mirë” Luli?!

Close