Home . Aktualitet . Argetim . Kur dëgjova Faten dhe Petrit Vasilin!

Kur dëgjova Faten dhe Petrit Vasilin!

(Nga komentet për arratisjen e katër komandove të ushtrisë)

Plot politikanë,
intervistat nisën,
kur katër komando,
na u arratisën!

Loading...

Cilësinë e fjalëve,
s’dija si ta matja,
po më fantastikët,
qenë Petja dhe Fatja!

Fatja më kënaqi,
këtë herë-për besë,
kur tha-ata ikën,
se s’kishin më shpresë!

Ikën se nuk kishin,
shpresë dhe besim,
po pse ke lajthitur,
more miku im?!

Loading...

Shpresa dhe besimi,
edhe dashuria,
kush është më e madhe,
nga këto të trija?!

Këto janë nga Bibla,
Fate kapedani,
që i citon prifti,
jo politikani!

Shpresa dhe besimi,
këtu s’hyn gjëkund,
se komandot s’janë,
nga ai katund!

Po kur doli Petja,
Vaso-Don Ki Shoti,
zërin shpejt e ngriti,
si një burrë i zoti!

Si një burrë i zoti,
me sqimë e talent,
në çdo fushë ka dalë,
super kompetent!

Të tillë gomarllëk,
nuk kisha dëgjuar:
“Ikën nga që shteti,
është i korruptuar!”

Ata korrupsionin,
nuk mund ta duronin,
ndaj e panë të udhës,
që të dezertonin!

Ata ikën-tha,
yll’ i LSI-së,
në shenjë rebelimi,
kundër qeverisë!

Dhe u arratisën,
nga ai tranazh,
nga që Shqipëria,
u mboll me hashash!

Mos thoni se kam,
një damar debili,
këto që kam shkruar,
i tha Tit Vasili!

Që është lëshuar,
fare pa kapistër,
mendoni të bëhej,
dhe kryeministër!

Ky ka ikur fare,
xhan-o more-xhan,
dhe nuk ka çmendinë,
që i bën derman!

Të gjithëve një dërrasë,
na heq pleqëria,
këtij i ka ikur,
e gjithë çatia!.

E gjithë çatia,
edhe dyshemeja,
na prij I Paparë,
në luftra të reja!

A.DUKA

Komento
Loading...
Mos Humbisni:
Tmerr në Francë, polici vret 3 persona dhe plagos tre të tjerë

Close