Home . Aktualitet . Argetim . Mona, ma thuaj sekretin dhe të premtoj që në verë do jem… tek kampi në Jalë, si ngjalë!

Mona, ma thuaj sekretin dhe të premtoj që në verë do jem… tek kampi në Jalë, si ngjalë!

E diela erdhi shpejt&bashkë me të edhe shkrimi im.

Kë kam qendisur sot do pyesni veten?

Loading...

Në fakt e kam ngritur stekën nga hera e kaluar. Nga Avokatja e popullit (mund ta lexoni duke klikuar KËTU) në zonjën e parë të shtetit.Ose…prit…harrova, nuk dëshiron të jetë tamam e tillë sepse preferoi të ishte në krye të partisë (shuuumë gabim, e la burrin vetëm – do thonin gjyshet tona).

Besoj e kuptuat që sot kam nën lupë, zonjën Monika Kryemadhi. Bashkëshorte e presidentit të Republikës, kryetare e partisë Lëvizje Socialiste për Integrim.

Na duhet ta pranojmë me plot gojën se na ka suprizuar me ndryshimin LEHTESISHT të dukshëm të paraqitjes së saj fizike.

Loading...

Në fakt aq të shpeshta janë ndryshimet e saj fizike saqë kur kërkon për të në google, më xhelozon fakti se si ajo duket si një tufë me Mona. Por jo, është vetëm një, Mona jonë!

Për lehtësi tani e tutje do ta identifikoj shkurtimisht Mona.

Doja ta nisja analizën me një foto të hershme: Mona me presidentin e sotëm, asokohe i ri, teksa shkëmbejnë ashtu turpshëm unazat. Shtanga…Nuk po kuptoja nëse ishte Mona aty, apo Betim Spërdhima i Portokallisë? E lashë me kaq, s’kishte shumë për të analizuar në atë imazh.

Vëmendjen ma tërhoqi një tjetër foto, ku pikasnin flokët e prera shkurt, tualet i rëndë me tonalitete të errëta: Mona dukej sikur sapo kishte mbaruar një session kitare elektrike me Metallica. Me siguri ishte vetë zot vetë shkop për pamjen dhe nuk ka patur kuratore imazhi asokohe (as shumë buxhet).

Por vitet kaluan dhe ajo e la kitarën e hypi në podium, ndaj edhe flokët i sistemoi por… Sërish vetullat e rëna si ujëvarë dhe i kuqi në buzët minimaliste ishin aty.

E teksa Iliri bëhej kryeministër, kryetar kuvendi, së fundmi edhe president, humbi edhe në peshë, erdhi në një formë të shkëlqyer, më në fund, pas 20 vitesh, edhe Mona u vu në sedër.

Dhe boom…magjia ndodhi! Si ndodhi, ku ndodhi, kush e bëri Monën kështu si flutur maji që është sot?? Hmmm ne nuk e dimë, por ajo çka me siguri dimë është që edhe fëmijët e saj mund të hasin tani vështirësi në njohjen e saj.

Përshtypje më la tek emisioni “Xing”! E veshur me të kuqe si manushaqe, me një fustan që kundërmonte”BRAND”, me një look ku nuk i lëvizte qimja e flokut… Mendova mos më bënin mua sytë xing për një moment.

Monika ti je? Dukesh shumë bukur vërtet, por si ja dole? Apo i ka kryetar-lliku këto? Ndaje sekretin me ne…dhe të premtoj që në verë do jem tek kampi në Jalë, si ngjalë!/ DITA 

 

 

 

Komento
Loading...
Mos Humbisni:
Momentet e fundit me Olldashi, rrëfen gazetari: Atë natë ferri u futa në dhomën time e qava… qava

Close