Home . Aktualitet . Argetim . Mzati i Kamzës i shpjegon Doktorit takimin me Ramën

Mzati i Kamzës i shpjegon Doktorit takimin me Ramën

Pas fotove të Edi Ramës më Mzatin e Kamzës, Doktori ka reaguar ashpër, në përpjekje për t’u treguar demokratëve që Mzati nuk ka tradhtuar.

Por nga ana tjetër, e ka terrorizuar Mzatin duke i kërkuar të flasë publikisht kundër Edi Ramës, që ta lajë atë turp që ka bërë.

Loading...

I ndodhur mes dy zjarresh, Mzati i bëri një letër Doktorit, ku i shpjegon çfarë ka ndodhur:

“I dashur Doktor!

Së pari, ajo që ndodhi dje nuk do përsëritet më, por ai më kapi në befasi dhe nuk kisha çfarë t’i bëja.

Loading...

Ai nuk më lajmëroi fare që do vinte në Kamëz dhe vetëm kur erdhi, më gjeti aty tek kanali ku po merreshim me ujin.

Megjithatë, disa fjalë ja thashë.

I thashë, eja shiko bulevardin “Trump” si e ke përmbytur.

E ke bërë nga urrejtja për presidentin Trump.

I thashë kam bërë foto dhe do t’ia çoj presidentit Trump përmes Lulit, se ai ka një shok në Turqi, që njeh ish- këshilltarin e Trump-it, por meqë ai po shkon në burg, do t’ia lërë djalit, pasi djali njeh rojen, dhe do t’ia japë ai.

Në këto foto duket qartë urrejtja jote ndaj presidentit Trump, pasi ke lejuar që të përmbytet bulevardi.

Kur unë i thoshja këto gjëra kaq të rënda, ai qeshte dhe më thoshte, ‘pse vërtet ja ke vënë emrin Trump, qeke i madh Xhelo, qeke i madh’.

Donte të më merrte me të mirë me një fjalë, por unë nuk ju dorëzova.

Vazhdova betejën me të.

I thashë ke përmbytur dhe bulevardin “Berluskoni”.

E ke nga urrejtja për të djathtën italiane dhe se ke shok atë Rrencin.

Ai ma preu, ‘e ka Renzi’, më tha.

Rrenc i themi ne çdo komunisti, i thashë.

Qeshi prap, e më tha Xhelo ‘qeke i madh Xhelo’.

Se këta toskët emrit Xhelal, i thënkan Xhelo.

Po unë nuk u dorëzova.

I thashë në të njëjtën gjëndje është dhe bulevardi “Berisha”, por atë e kemi pastruar me frocat tona dhe nuk ka asnjë pikë ujë.

Aty u nxi krejt.

Nuk kam pa kryeministër më të papërgjshëm që qesh në fatkeqësi të tilla.

Në fund, i plasa bombën e madhe.

Që kjo punë të rregullohet, i thashë, dua fonde urgjente për këto 5 gjëra.

E para, për ribërjen e bulevardit “Trump”.

E dyta, për të ribërë “Manhatanin” e Kamzës.

E treat, për të ribërë rrugën “OSBE”.

E katërta, për të ribërë rrugën “NATO”, dhe e pesta, për të ribërë rrugën “Berluskoni”.

Po nuk mi dhe këto lekë shpejt, do kesh një koalicion të madh, NATO- OSBE- Berluskoni- Trump kundër teje.

Ai vazhdonte qeshte dhe thoshte ‘Xhelo, je i madh Xhelo’.

Më thuaj çfarë të bëj më tutje dhe jam gati, si ushtari jot i përjetshëm.

Veç një gjë, ti ta dish nuk të kam tradhtue.

Rruga “Berisha” është pa pikë ujë dhe nuk ja shtriva dorën t’i kërkoja para për të”.

Komento
Loading...
Mos Humbisni:
Politikë nën dhe mbi ujë, ja si opozita “e mbyt” qeverinë me akuza: Nga ekskavatori i Xhelal Mziut, te palmat e Edi Ramës

Close