Home . Aktualitet . Argetim . Plas gallata në rrjetet sociale me Frontin e Opozitës, ja “memet” që po bëjnë xhiron e internetit (Foto)

Plas gallata në rrjetet sociale me Frontin e Opozitës, ja “memet” që po bëjnë xhiron e internetit (Foto)

Akuzat për implikimin e ish-ministrit Saimir Tahiri në trafikun e drogës bashkuan zyrtarisht dy partitë e mëdha opozitare, PD dhe LSI.

Menjëherë pas publikimit të përgjimeve italiane, ku përmendej emri i Tahirit, filluan lëvizjet në radhët e opozitës.

Loading...

Vetëm tri ditë më parë, Monika Kryemadhi e LSI u ul në tryezë me Lulzim Bashën e PD dhe aleatët e këtij të fundit, duke dalë në një qëndrim të përbashkët kundër Tahirit dhe kryeministrit Rama, të cilët kërkuan dhe largimin e këtij të fundit.

Ky hap i opozitarëve është ndjekur nga dhe ndjekësit e rrjeteve sociale, të cilëve nuk iu kanë shpëtuar dhe detajet. Rrjetet kanë shpëtuar në ironi, teksa iu vënë dhe një epitet secilit politikan të ulur në tryezë, mes të cilëve spikat ajo e Bashës. Qytetarët e lidhin kreun e PD me tri akuza të rënda, siç janë ajo e ‘21 Janarit’, ‘shitja e detit’ dhe ‘Rruga e Kombit”.

Komento
Loading...
Loading...
Mos Humbisni:
21 Janari/ Kjo është dhuna e shtetit mbi median, që nuk u hetua e as gjykua kurrë (Video)

Close