Home . Aktualitet . Argetim . U rindez sërish fronti i hashashit!

U rindez sërish fronti i hashashit!

Është ndezur flakë,
kampi i Lulashit,
u rindez sërish,
fronti i hashashit!

Se dy hashashistë,
që janë arrestuar,
emrin e Tahirit,
e kanë lakuar!

Loading...

Italia mike,
po vijon hetimin,
këtu opozita,
kërkon arrestimin!

Bisedat që bëjnë,
shokët trafikantë,
për vërtetësinë,
Basha është garant!.

Ndonjë gjë e madhe,
në fakt nuk ka ndodhur,
pse një ish ministër,
është i përfolur!

Loading...

Deri tani kemi,
ca llafe të thëna,
po kush s’do Tahirin,
i merr të mirëqena!

Unë vetëm me fjalë,
s’fut njeri në thes,
si njeri i shtypit,
kam durim të pres.

Kam durim të pres,
kot mos mbush gazetën,
po vetëm gjykata,
e nxjerr të vërtetën.

Po fjalët e thëna,
për shokun Sajmir,
të jenë të vërteta,
s’kam asnjë dëshirë!

Por asgjë nuk varet,
nga dëshira ime,
ajo asnjë vlerë,
nuk ka në hetime!

Prapë e përsëri,
Basha na çuditi,
kur na tha-se Rama,
Tahirin e shiti!

Rama foli drejt,
m’u si duhej folur:
“Të vërtetën do,
ky popull i lodhur!”

E morëm nga Rama,
pikë për pikë si shprehje,
dhe duket që s’ka,
as shitje-as blerje!

Sot me deklaratën,
Rama është në rregull,
se nuk la nga prapa,
as tym e as mjegull!

Punë e opozitës,
të jetë e gëzuar,
t’i shohë kundërshtarët,
me pranga në duar!

Që të shkojnë prangat,
sa më lart në maja,
ama opozita,
ka krimet e saja!

Sala me Lulashin,
bllokuan hetimet,
se “live” në popull,
i kanë bërë krimet!

Para ligjit gjithë,
janë të barabartë,
ndaj duam të shohim,
të njëjtin standard!

Përpara Tahirit,
është e gjatë radha,
ata që e zgjodhën,
nuk i prangos Llalla!

Po unë kam një shpresë,
sot tek drejtësia,
se këtë hetim,
e bën Italia!

Po prapë s’e kuptoj,
në e kanë praktikë,
që me këto dosje,
bëhet politikë!

Është e sigurtë,
se dosja e zbardhur,
që nga Italia,
për Llallën ka ardhur!

Llalla menjëherë,
ka fotokopjuar,
Lulit-Salës-Monës,
urgjent u’a ka çuar!

Ndaj u ngrehos gjeli,
dhe s’bëri shaka,
kur tha-se do kemi,
ngjarje të mëdha!

A.DUKA

Komento
Loading...
Mos Humbisni:
10 ton kanabis, sa milionë euro do të fitonin trafikantët nëse do e shisnin?

Close