Home . Aktualitet . Ura e Vanës në Delvinë rivihet në punë brenda tre ditësh

Ura e Vanës në Delvinë rivihet në punë brenda tre ditësh

Ura  Vanës në Delvinë të Sarandës është drejt përfundimit, pas ndërhyrjes së bërë nga pushteti lokal.

Po ashtu ura e Balit edhe kjo e dëmtuar nga reshjet e rrëmbyera të fundjavës së shkuar, pritet të vihet në funksionim nga Ministria e Mbrojtjes.

Loading...

Lajmin e bëri të ditur Kreu i Prefekturës së Vlorës, Flamur Memaj i cili tha për ATSH se në qarkun e Vlorës gjithçka po shkon drejt normalitetit dhe ura e Vanës në Delvinë do jetë në funksion për banorët brenda tre ditësh.

“Isha në zonën e Sarandës për një inspektim dhe vura re se gjendja është normale dhe punimet për të rregullimin e urave të dëmtuara është me ritme të shpejta. Po punohet intensivisht e pa ndërprerje për rivendosjen në punë në një kohë sa më të shpejtë të urës së Vanës. Për urën e Balit pritet që Ministria e Mbrojtjes të ndërhyjë me Forcat e Armatosura për të vendosur një urë provizore”, tha Prefekti i Vlorës, Flamur Memaj.

Gjatë ditëve të fundit të javës së shkuar shirat e rrëmbyeshëm që ranë mbi vend shkaktuan disa dëme edhe në vepra infrastrukturore. Ministria e Mbrojtjes ka marrë përsipër rregullimin e 60-të urave përmes FA, ndërsa dhe pushteti lokal ka nisur punën për ristrukturimin e urave të dëmtuara në zonat ku ato ushtrojnë funksionin e tyre.

Loading...

Komento
Loading...
Mos Humbisni:
E shpëtoi nga burgu, Basha kundër largimit të Llallës!

Close