Home . Aktualitet . Sport . Zbulohen 8 ekipet e para të kualifikuara për fazën tjetër në Ligën e Kampioneve

Zbulohen 8 ekipet e para të kualifikuara për fazën tjetër në Ligën e Kampioneve

Teksa u luajtën sfidat e grupeve A, B, C dhe D, kanë marrë formë përfundimtare edhe renditjet e këtyre grupeve. Këto ishin ndeshjet e fundit përsa i përket kësaj faze, pasi tashmë ekipet kalojnë në fazën me eliminim direkt.

champions lige

Loading...

Në grupin A, Mançester Junajtid doli në vendin e parë, me 15 pikë. Ekipi surpizë i Taulant Xhakës, Bazeli, zuri vendin e dytë, me 12 pikë në total.

Grupi B ishte i ekuilibruar, me PSG dhe Bajernin e Mynihut që e mbyllën të dyja me nga 15 pikë, por golavarazhi më i mirë i parizienëve në ndeshje direkte, bëri që ekipi i Unai Emeri të zinte vendin e parë.

bajerni

Loading...

Roma ishte surpriza e grupit C, pasi teksa Çelsi u ndal në barazim me Atletikon e Madridit, italianët fituan ndaj Karabagut dhe i zunë vendin e parë. Të dyja ekipet e mbyllën me nga 11 pikë në renditje, por fitorja në ndeshje direkte, bëri që ekipi i Di Franceskos të linte pas Antonio Konten. Vetëm vendi i tretë për Atletikon e Madridit, që tashmë kalon në Europa Ligë.

roma

Barcelona dhe Juventusi, janë ekipet e kualifikuara nga grupi D. Katalanasit e mbyllën në vendin e parë me 14 pikë, ndërsa bardhezinjtë falë edhe fitores në transfertë me Olimpiakosin, hipotekuan vendin e dytë.

barcelona

Komento
Loading...
Mos Humbisni:
Horoskopi ditor, e mërkurë 6 dhjetor 2017

Close